Testi i Ovulimit
Vetë-test shtëpie i ovulimit për të identifikuar periudhën tuaj më fertile.
Vetë-test shtëpie i ovulimit për të identifikuar periudhën tuaj më fertile.
Rreth testit
Ovulimi ndodhë kur lëshohet një veze nga vezorja dhe ndodhë rreth 14 ditë para se të fillojë perioda, por cikli menstrual i femrave nuk ka gjithmonë kohëzgjatje të njëjtë. Për të përcaktuar ditën e ovulimit, ndihmon nëse numëroni ditët e ciklit menstrual. Cikli llogaritet nga dita e parë e periodës deri në ditën para periodës së ardhshme. Cikli llogaritet nga dita e parë e periodës deri në ditën para periodës së ardhshme. Pra dita e ovulimit tek një femër ndodhë varësisht nga kohëzgjatja e ciklit të saj.
Femrat të cilat e kanë periodën çdo 28 ditë, do të ovulojnë rreth ditës së 14-të dhe mundësia më e madhe për të ngelur shtatzënë është prej ditës se 11 deri 14. Për femrat të cilat e kanë ciklin 24 ditor, ovulimi ndodhë rreth ditës së 10 dhe periudha e tyre me fertile është ndërmjet ditës së 7 dhe 10, përderisa dikush që ka cikël 35 ditor, periudhën më fertile do ta ketë ndërmjet ditës 18 dhe 21.
Pak para se të ndodhë ovulimi, trupi prodhon sasi të madhe të hormonit luteinizues (LH) e cila shkakton lirimin e një veze nga vezorja. Duke matur nivelin e LH në urinë, testi i ovulimit ndihmon në parashikimin e kohës së ovulimit dhe kulmit të fertilitetit. Gjatë kësaj kohe janë gjasat më të mëdha për të ngelur shtatzënë.
Çmimi i testit është 14.99 EUR, kutia përmbanë pesë (5) teste.
Si bëhet testi i Ovulimit? (VIDEO SHQIP)
Shkarko
Shkarkoni fletëudhëziminTë gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.
Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.
Shkarkoni në App Store ose Google Play Store.