Fertiliteti i Meshkujve
Vetë-test shtëpie për të përcaktuar numrin e spermatozoideve si një indikator të fertilitetit të meshkujve.
Vetë-test shtëpie për të përcaktuar numrin e spermatozoideve si një indikator të fertilitetit të meshkujve.
Rreth testit
Deri në 15% e çifteve përballen me infertilitet, gjë e cila definohet si dështim për të mbetur shtatzënë pas një viti të kryerjes së marrëdhënieve të pa mbrojtura në kohën e duhur. Në 40% të çifteve të cilët përballen me infertilitet, shkaku kryesor është infertiliteti mashkullor. Meqenëse numri i vogël i spermatozoideve është shkaku kryesor i infertilitetit tek meshkujt, si hap i parë shumë i rëndësishëm për të përcaktuar arsyen e infertilitetit është testimi i numrit të spermatozoideve.
Koncentrimi i spermatozoidit (ose numri i spermatozoideve) është një nga faktorët kryesor që merret parasysh për diagnostikimin e infertilitetit mashkullor. Ka shumë arsye pse një mashkull mund të jetë infertil dhe kështu ta ketë të pamundur ta fekondojë vezën femrore gjatë riprodhimit. Një nga arsyet më të zakonshme është prodhimi i ulët i qelizave të shëndetshme të spermës. Kushtet tjera mjekësore ose fizike po ashtu mund të interferojnë në prodhimin normal të qelizave të spermatozoideve duke përfshirë stresin e lartë, temperaturë e lartë ose sëmundje tjetër e përjetuar dy muajt e fundit para testimit dhe ndryshime drastike ne dietë. Bërja e këtij testi do të tregojë nëse keni numër të ulët të spermatozoideve.
Testi i fertilitetit mashkullor e jep një rezultat pozitiv kur koncentrimi i spermatozoideve është mbi 15 milion/mL në spermë – nivel ndërkombëtarisht i pranuar si niveli minimal i spermës për fertilitet normal.
Çmimi i testit është 16.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.
Simptomat që duhet ti keni parasysh:
Si bëhet testi i fertilitetit të meshkujve? (VIDEO SHQIP)
Shkarko
Shkarkoni fletëudhëziminTë gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.
Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.
Shkarkoni në App Store ose Google Play Store.