Vitamin D Test

Vetë-test shtëpie për përcaktimin e mungesës se vitaminës D.

RRETH TESTIT

Vitamina D ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfateve në trupin tuaj. Këto nutrientë janë të nevojshme për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt tuaj të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës D ndodhë kur trupi nuk merr mjaftueshëm vitaminë D përmes dritës së diellit apo dietës. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë zvogëlim të densitetit të eshtrave, osteoporozë, thyerje eshtrash apo rahitis tek fëmijët.  

 

Vitamina D, nganjëherë quhet vitamina e dritës së diellit sepse trupi i njeriut e prodhon atë prej kolesterolit në momentin që trupi juaj i ekspozohet dritës së diellit. 

 

Para se trupi juaj të mund të përdorë vitaminën D, mëlçia juaj duhet ta shndërroje atë në një formë tjetër të quajtur 25-Hidroksi vitamina D apo 25(OH)D. Ky test matë nivelin e 25(OH)D në gjak në mënyrë që të përcaktojë nëse trupi juaj është në mungesë, pamjaftueshmëri apo tepricë të nivelit të vitaminës D në gjakun tuaj që mundëson/ndalon trupin tuaj të funksionojë si duhet. 

 

Çmimi i testit është 11.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.

Simptomat që duhet ti keni parasysh:

  • Lodhje
  • Gjumë jo i mirë
  • Dhimbje e eshtrave
  • Depresion dhe/ose ankth
  • Rënie qimesh
  • Dobësim i muskujve
  • Humbje apetiti
  • Sëmundje apo infeksione të shpeshta

Si bëhet testi i Vitaminës D? (VIDEO SHQIP)

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.