Testi i sëmundjes së Celiakisë

Vetë-test shtëpie për të zbuluar sëmundjen e celiakisë. Sëmundja e celiakisë është një sëmundje autoimune e shkaktuar nga një reaksion negativ ndaj konsumimit të glutenit.

Rreth testit

Rreth dy të tretat e personave me sëmundjen e celiakisë mbeten të padiagnostikuar. Sëmundja e celiakisë ndodhë kur sistemi imunitar sulmon indet e veta kur konsumoni gluten, duke dëmtuar zorrën dhe duke penguar trupin të thithë në mënyrë efektive lëndët ushqyese.

Sëmundja e celiakisë nuk është një alergji apo intolerancë ushqimore; është një reaksion imunitar ndaj glutenit, i cila është një proteinë dietike që gjendet në disa drithëra, si gruri, elbi, thekra dhe spelti. Ushqimet e zakonshme që përmbajnë gluten përfshijnë pastat, ëmbëlsirat, drithërat e mëngjesit, shumicën e llojeve të bukës dhe shumicën e birrave.

Çmimi i testit është 14.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.

Për kënd është ky test?

  • Individë që kanë histori familjare të sëmundjes celiake ose që vuajnë nga simptomat e mëposhtme:
  • Fryrje
  • Gazra
  • Ulçera në gojë
  • Diarre
  • Kapsllëk
  • Humbje e papritur ose e paqartë në peshë
  • Të përziera
  • Lodhje
  • Anemi

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.