Produktet tona

UpHealthPharm është distributor ekskluziv për Newfoundland Diagnostics, kompani angleze, lider global i pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese. Me mbi 100 milion teste të shitura në mbarë botën, vetë-testet diagnostikuese vijnë edhe në Kosovë për herë të parë për ta bërë kujdesin shëndetësor sa më të qasshëm dhe më të lehtë për të gjithë. Ne ofrojmë vetë-teste për një gamë të gjerë sëmundjesh dhe problemeve tjera si tregues (markera) të kancerit, probleme fertiliteti dhe analiza të ndryshme gjaku për mungesa (pamjaftueshmëri) dhe intoleranca të ndryshme.

Të gjitha këto teste kryhen nga komforti i shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para dhe duke pranuar rezultatin brenda pak minutash.

App Image

Aplikacioni i Newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.