Strep A Test

Test i shpejtë për detektimin e prezencës së baktereve Streptokoke të grupit A, i cili mund të shkaktojë fytin streptokoksik dhe infeksione të tjera duke përfshirë ethet e kuqe (skarlatina), absceset dhe pneumoni.

Rreth testit

Streptokoku i grupit A është një baktere e zakonshme që shkakton faringjitin akut, tonsilitin, impetigon dhe ethet e kuqe (skarlatina). Edhe pse këto infeksione janë më të zakonshme te fëmijët, mund të prekin edhe të rriturit. Streptokoku i grupit A mund të përhapet përmes kontaktit të afërt, kollitjes, të puthurit, ose nga plagët.

Diagnoza dhe trajtimi i hershëm të zvogëlojnë shkallën e simptomave dhe çdo komplikim të mundshëm si ethet reumatike dhe glomerulonefriti. Vetë-Testi për Streptokokun e grupit A ndihmon diagnostikimin e hershëm gjatë simptomave të para.

Simptomat që duhet ti keni parasysh:

  • Simptoma të ngjashme me gripin si temperaturë e lartë, gjëndra të ënjtura ose dhimbje trupi
  • Fyt i pezmatuar (fyt streptokoksik ose tonsilit)
  • Skuqje e ashpër (ethet e kuqe ose skarlatina)
  • Tharje dhe të çara të lëkurës (impetigo)
  • Dhimbje dhe ënjtje
  • Dhimbje e madhe muskujsh
  • Përzierje (nausea) dhe vjellje

Shkarko

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.