Ulcera në stomak (Helikobakter Pylori Test)

Vetë-test shtëpie për detektimin e antigjeneve të H.Pylori në feces, si një indikator i gastritit apo ulcerës në stomak.

Rreth testit

Helikobakter Pylori (H.Pylori) është lloj i bakteries që futet në trupin tuaj dhe jeton në traktin digjestiv (sistemin e tretjes). Kjo baktere mund të shkaktojë ulcera në stomak apo ulcera gastrike, të cilat janë çarje që zhvillohen në mukozën e lukthit. Ju po ashtu mund të keni ulcerë në pjesën e zorrës, nën lukthin tuaj, të cilat quhen ulcera e duodenit apo ulcera peptike. Në disa raste këto mund të çojnë deri tek kanceri i lukthit.

 

Pasi që H. Pylori futet në trupin tuaj, e sulmon mukozën e lukthit e cila zakonisht ju mbron nga acidi që trupi juaj përdorë për të tretur ushqimet. Në momentin kur bakteria ka shkaktuar mjaftueshëm dëme, acidi mund të depërtojë nëpërmjet mukozës gjë e cila çon tek ulcera e stomakut. Ulcerat mund të gjakderdhin, shkaktojnë infeksione ose mund ta ndalojnë lëvizjen e ushqimit në sistemin e tretjes.

 

Bakteria e H.Pylori zakonisht kalohet nga një person tek tjetri përmes kontaktit direkt me pështyme, vjellje apo feces. H.Pylori po ashtu mund të shpërndahet nga ushqimi apo uji i kontaminuar

 

Çmimi i testit është 14.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.

Simptomat që duhet ti keni parasysh:

  • Dhimbje e thatë apo djegëse e stomakut
  • Fryerje
  • Përzierje (nausea)
  • Humbje e pashpjegueshme e peshës
  • Vjellje
  • Gogësimë apo refluks acidik
  • Apetit i dobët

Si bëhet testi i Helikobakter Pylori? (VIDEO SHQIP)

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.