Shëndeti i Prostatës

Test i shpejtë për detektimin kualitativ të antigjenit specifik të prostatës (PSA) në gjak të plotë, serum ose plazmë, për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit të prostatës.

Dr. Rita Parashumti për testin e Shëndetit të Prostatës

Dr. Rita Parashumti për testin e Shëndetit të Prostatës

Rreth testit

Antigjeni specifik i prostatës (PSA) është një proteinë që prodhohet nga gjëndra e prostatës. Funksioni i tij është të lëngëzojë spermën dhe kështu të rritë mobilitetin (lëvizshmërinë) e spermës. PSA po ashtu luan një rol në zbërthimin e mukusit cervikal, duke e lejuar spermën që të depërtojë në mitër. Sasi të vogla të PSA normalisht gjenden edhe në gjak të meshkujve me prostatë të shëndoshë. Abnormalitetet e prostatës sikurse prostatiti, hiperplazia beninje e prostatës apo kanceri i prostatës, çojnë tek një rritje e nivelit të PSA në gjak. Niveli i PSA në gjak po ashtu rritet në mënyrë të natyrshme me moshë, pas operacionit të prostatës apo pas ndonjë testi ekzaminues specifik (ekzaminimi rektal, biopsia e prostatës, skanimi i prostatës me ultratingull etj.)

 

 Testi i PSA është mjeti më i vlefshëm i disponueshëm për diagnozën e hershme të kancerit të prostatës. Shumë studime kanë konfirmuar se prania e antigjenit specifik të prostatës (PSA) është tumor markeri (treguesi) më i rëndësishëm për kancerin e prostatës dhe infeksionin e prostatës nga hiperplazia beninje e prostatës (BPH).

 

48,000 meshkuj diagnostikohen me kancer të prostatës çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë kancerin më të zakonshëm për meshkujt në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Çmimi i testit është 15.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.

Simptomat që duhet ti keni parasysh:

  • Vështirësi në urinim
  • Urinim i shpeshtë (përfshirë urinimin gjatë natës)
  • Rrjedhje e ngadaltë e urinës
  • Mospërmbajtje (inkontinencë) urinare (vështirësi në mbajtjen e urinës)

Si bëhet testi i shëndetit të prostatës? (VIDEO SHQIP)

Shkarko

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.