Shëndeti i Veshkave

Vetë-test shtëpie për të detektuar nivelin e albuminës në urinë, si një indikator i sëmundjeve kronike të veshkave.

Rreth testit

Testi i shëndetit të veshkave detekton sasi shumë të vogla të rritjes së proteinës së gjakut (albuminës) në urinë. Kjo njihet si mikroalbumineri (MAU), e cila ndodhë kur veshkat lirojnë sasi të vogla të albuminës në urinë. Rritja e lëshimit të albuminës përdoret për të zbuluar shenjat e hershme të dëmtimit të veshkave tek njerëzit me risk më të lartë për të zhvilluar sëmundje veshkash sikurse ata me diabet apo shtypje të lartë të gjakut.

 

Veshkat e shëndosha filtrojnë mbetjet nga gjaku dhe mbajnë komponentet e shëndosha që përfshijnë proteinat sikurse albuminën. Dëmtimi i veshkave mund të shkaktojë që proteinat të rrjedhin prej veshkave dhe të dalin nga trupi përmes urinës. Albumina është proteina e parë që rrjedhë kur kemi të bëjmë me dëmtim të veshkave.

 

Kur veshkat tuaja janë të dëmtuara, mbetjet dhe lëngjet mund fillojnë të mblidhen në trupin tuaj. Kjo mund të shkaktojë ënjtje në nyjat tuaja, përzierje, dobësi, gjumë jo të mirë dhe shkurtim të frymëmarrjes. Nëse nuk trajtohet, dëmi mund të rritet dhe veshkat tuaja mund të pushojnë së punuari. Kjo gjendje është shumë serioze dhe me rrezik të lartë për jetë.

 

Çmimi i testit është 11.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.

Simptomat që duhet ti keni parasysh:

  • Ënjtje e këmbëve, nyjave dhe shputave
  • Shkurtim i frymëmarrjes dhe lodhje
  • Konfuzion apo vështirësi në përqendrim
  • Përzierje (nausea) apo vjellje
  • Urinim më i shpeshtë
  • Lëkurë e thatë ose kruarje e lëkurës

Si bëhet testi i shëndetit të veshkave? (VIDEO SHQIP)

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.