HIV Test
Vetë-test shtëpie për detektimin e antitrupave të HIV Virus Tip. 1 (HIV-1) dhe/ose HIV Virus Tip. 2 (HIV-2) në gjak.
DR. RITA PARASHUMTI PËR TESTIN E HIV
DR. RITA PARASHUMTI PËR TESTIN E HIV
Rreth testit
HIV apo Virusi i Mungesës së Imunitetit të Njeriut, sulmon sistemin imunitar dhe zvogëlon aftësinë e trupit që të luftojë infeksionet dhe sëmundjet e përditshme. Nëse nuk trajtohet, HIV mund të kalojë në SIDA (Sindroma e Mungesës së Imunitetit të Fituar). Përderisa SIDA nuk mund të shpërndahet nga një person në tjetrin, HIV shpërndahet.
Pas ekspozimit ndaj HIV, trupit mund ti duhen 6 deri 12 javë para se të krijojë antitrupa të cilat mund të detektohen përmes këtij testi. Kjo periudhë quhet “periudha e dritares”. Në rast se përdorni vetë-testin për HIV gjatë periudhës së dritares, ju mund të merrni një rezultat të rrejshëm negativ. Nëse mendoni se jeni ekspozuar kohëve të fundit ndaj HIV, rekomandohet që të testoheni përsëri pasi që periudha e dritares të ketë kaluar.
Nuk ka shërim për HIV ose SIDA, por me trajtimin e duhur mjekësor mund të menaxhohet si një si një gjendje pa rrezik për jetën. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm, mundëson që një person me HIV të ketë jetëgjatësi sikurse një person pa HIV.
Çmimi i testit është 19.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.
Simptomat që duhet ti keni parasysh:
Si bëhet testi i HIV? (VIDEO SHQIP)
Shkarko
Shkarkoni fletëudhëziminTë gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.
Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.
Shkarkoni në App Store ose Google Play Store.