Mungesa e hekurit

Vetë-test shtëpie për të identifikuar mungesën e hekurit dhe aneminë.

Rreth testit

Testi i mungesës së hekurit është një test që behet duke marrë gjakun nga maja e gishtit dhe e matë nivelin e ferritinës, një proteinë që ruan hekurin brenda qelizave tuaja. 

 

Trupi juaj duhet të prodhojë rruza të kuqe të shëndetshme të gjakut. Rruzat e kuqe të gjakut e përmbajnë një substancë të quajtur hemoglobinë, e cila e bën bartjen e oksigjenit nëpër trup. Hekuri po ashtu është shumë i rëndësishëm për muskuj, palcë kurrizore dhe funksion të shëndoshë të organeve. 

 

Anemia shkaktohet për shkak të mungesës së hemoglobinës. Pamjaftueshmëria hekurit shkaktohet për shkak të mungesës së hekurit. Pamjaftueshmëria e hekurit me anemi shkaktohen nga mungesa e hekurit dhe hemoglobinës.  

 

Personat në vijim janë më të predispozuar të kenë ose të zhvillojnë pamjaftueshmëri të hekurit: 

 

  • Personat nënpeshë 
  • Femrat që përjetojnë gjakderdhje të madhe menstruale 
  • Femrat shtatzëna 
  • Personat të cilët kane probleme me absorbimin e ushqimit, si p.sh persona me sëmundjen inflamatore të zorrëve ose ata të cilët kanë kaluar disa procedura kirurgjike gastrointestinale. 

 

Çmimi i testit është 11.99 EUR, kutia përmbanë një (1) test.

Simptomat që duhet ti keni parasysh:

  • Lodhje dhe mungesë energjie
  • Dobësi
  • Lëkurë e zbehur
  • Dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta të zemrës dhe shkurtim i frymëmarrjes
  • Kokë dhimbje dhe marramendje
  • Duar dhe shputa të ftohta
  • Inflamim apo pezmatim i gjuhës
  • Thonjë të thyer
  • Dëshirë për substanca jo-nutritive (jo të ushqyeshme) sikurse akulli, dheu ose niseshteja
  • Apetit i ulët, veçanërisht tek foshnjat dhe fëmijët me anemi të mungesës së hekurit

Si bëhet testi i mungesës së hekurit? (VIDEO SHQIP)

Të gjitha këto teste mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, duke kursyer kohë dhe para, dhe duke dhënë rezultatet brenda disa minutave.

App Image

Aplikacioni i newfoundland

Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.

Shkarkoni në  App Store ose Google Play Store.