Rreth Nesh
Produktet tona
Shiko të gjitha →UpHealthPharm është distributor ekskluziv për Newfoundland Diagnostics, kompani angleze, lider global i pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese. Me mbi 100 milion teste të shitura në mbarë botën, vetë-testet diagnostikuese vijnë edhe në Kosovë për herë të parë për ta bërë kujdesin shëndetësor sa më të qasshëm dhe më të lehtë për të gjithë.
Ulcera në Stomak (H.Pylori Test)
Vetë-test shtëpie për detektimin e antigjeneve të H.Pylori në feces, si një indikator i gastritit apo ulcerës në stomak.
Gjëndra Tiroide
Vetë-test shtëpie për të detektuar prezencën e TSH (hormonit stimulues të tiroides) në gjak si një indikator i një gjëndre tiroide më pak aktive.
Fertiliteti i Meshkujve
Vetë-test shtëpie për të përcaktuar numrin e spermatozoideve si një indikator të fertilitetit të meshkujve.
Vitamin D
Vetë-test shtëpie për përcaktimin e mungesës se vitaminës D.
Shëndeti i Zorrës
Vetë-test shtëpie për detektimin e gjakut të padukshëm në feces, për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit të zorrës.
Mungesa e hekurit
Vetë-test shtëpie për të identifikuar mungesën e hekurit dhe aneminë.
Ovulimi
Vetë-test shtëpie i ovulimit për të identifikuar periudhën tuaj më fertile.
Infeksionet e Traktit Urinar (UTI)
Vetë-test për detektimin e leukociteve dhe nitriteve në urinë, për të ndihmuar në ekzaminimin e ndonjë Infeksioni të Traktit Urinar (UTI).
Ne ofrojmë vetë-teste për një gamë të gjerë sëmundjesh dhe problemeve tjera si tregues (markera) të kancerit, probleme fertiliteti dhe analiza të ndryshme gjaku për mungesa (pamjaftueshmëri) dhe intoleranca të ndryshme.
Aplikacioni i Newfoundland
Shkarkoni aplikacionin që të shihni mënyrën e përdorimit të secilit test përmes videove shpjeguese së bashku me këshilla për shëndetin pasi të keni pranuar rezultatin.
Shkarkoni në App Store ose Google Play Store.